Ftohen fermerët që pësuan dëme nga breshëri dhe erërat që t’i raportojnë ato

Komuna e Gjilanit u ka bërë thirrje fermerëve që t’i raportojnë dëmet nga fatkeqësitë natyrore, në mënyrë që të evidentohen në raportin, i cili do t’i përcillet Ministrisë së Bujqësisë.
“Të gjithë fermerët e komunës së Gjilanit të cilët kanë pësuar dëme në sektorin e bujqësisë nga fatkeqësitë natyrore siç janë erërat e forta dhe breshëri duhet të paraqitën në Drejtorinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë”, ka thënë ai.
Sipas një njoftimi të lëshuar nga kjo komunë, breshëri dhe erërat e fuqishme kanë përfshirë edhe komunën e Gjilanit, ditëve të fundit dhe në disa zona bujqësore kanë shkaktuar edhe dëme.
“Komisioni i emëruar nga Drejtoria do të dalë në vendin e ngjarjes për të mbledhur të dhënat dhe evidentimin e tyre në raportin i cili do t`i përcillet Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për procedim të mëtejmë”, ka thënë Isufi.
Komuna njofton se janë zhvilluar vizita nga komisioni në fshatrat Bresalc, Ponesh, Gumnisht, Cernicë dhe Nasalë./21Media

Back to top button