Chelsea e konfirmon largimin e Jorginhos, Arsenali e bën zyrtare transferimin e tij

Chelsea dhe Arsenali para pak çastesh e konfirmuan marrëveshjen për mesfushorin italian, Jorginho.
“Blutë” e Londrës përmes një komunikate zyrtare e konfirmuar largimin e Jorginhos nga klubi, kurse “Topçinjtë” e bënë zyrtare transferimin e tij.
“Jorginho e ka kompletuar transferimin e tij permanent nga Chelsea te Arsenali. Italiani largohet nga ‘Stamford Bridge’ pas katër vitesh e gjysmë, gjatë së cilave ai ndihmoi klubin për ta fituar Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës, Kupën e Botës për klube dhe Super Kupën. Jorginho po ashtu ishte në rolin e zëvendës-kapitenit gjatë kohës së tij me klubin”, shkruante në deklaratën e Chelseat.
Ndërkaq, Arsenali e bëri zyrtare transferimin e mesfushorit italian përmes një postimi në faqen zyrtare ku shkruhej: “Mirë se vjen te Arsenali, Jorginho”.

Back to top button