Chelsea e nis sezonin e ri në Ligën Premier me fitore

Chelsea ka fituar me rezultat të pastër 3-0 në shtëpi ndaj Crystal Palace në ndeshjen e parë të sezonit 2021/22 në Ligën Premier.
Blutë e Londrës e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri duke fituar takimin e parë para tifozëve të tyre në ‘Stamford Bridge’.
Marcos Alonso e realizoi golin e parë për Chelsean në këtë duel me gjuajtje të saktë nga goditja e dënimit pas 27 minutash lojë.
Christian Pulisiq e dyfishoi rezultatin pesë minuta para pushimit, ndërsa golin e tretë e shënoi Chalobah, i cili iu bashkua Chelseat 14 vjet më parë.
Në këtë duel nuk debutoi Lukaku me skuadrën e re. Minuta nuk pati as për Kanten, Ziyechin, Chilwellin dhe Havertzin./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button