Chelsea kampioni i Evropës

 

Është skuadra e Chelseat kampioni më i ri i Evropës pasi e ka mposhtur rivalin e Premierligës Manchester City në finalen e Ligës së Kampionëve për edicionin garues 2020/21.

Ndeshja nisi me dinamizëm të lartë që nga minuta e parë dhe ashtu ishte deri tek ajo e fundit.

Takimin e vendosi goli i vetëm i realizuar nga Kai Havertz në minutën e 43’ të ndeshjes kur u asistua mjeshtërisht nga Maison Mount.

Në pjesën e dytë, City humbi mesfushorin Kevin De Bruyne për shkak të lëndimit pas një përplasjeje me qendërmbrojtësin Antonio Rudiger.

Kështu Chelsea shpallet kampion i Evropës për herë të dytë në histori të klubit, ndërsa Manchester City mbetet edhe më tutje pa e shijuar epitetin e më të mirit të Evropës.

Back to top button