Chelsea-Manchester City, ky është rezultati i pjesës së parë

Ka përfunduar pjesa e parë në derbin e Premier Ligës angleze mes Chelseat e Manchester Cityt, ku të dy portierët kanë arritur të mbajnë portat e paprekura.
Përgjatë 45’ minutave të parë, të dy skuadrat nuk kanë arritur që të regjistrojnë një goditje drejt portës, kështu duke vazhduar drejt zhveshtoreve me rezultat 0:0.
Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel deri tani ka qenë i detyruar që të bëjë një zëvendësim, për shkak të lëndimit të mbrojtësit Reece James, i cili i ka liruar vendin për veteranin Thiago Silva në minutën e 29’.
Rezultati pas pjesës së parë është i barabartë 0:0.

Back to top button