Chelsea me ofertë zyrtare për Kounden, Barcelona nuk dorëzohet për francezin

Sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano, skuadra e Chelseat ka bërë një ofertë zyrtare drejt Sevillas për mbrojtësin Jules Kounde.
Klubi londinez ka ofruar afro 64 milionë euro për Kounden, ndërsa bisedimet me Sevillan janë në një fazë të avancuar.
Chelsea dëshiron me çdo kusht të arrijë sa më shpejtë marrëveshjen për Kounden, pasi që është i vetëdijshëm për interesimin e Barcelonës në mbrojtësin francez.
Në fakt, “Sport” bënë të ditur që Barcelona do të provojë edhe një herë për të siguruar nënshkrimin e Koundes nga Sevilla.
Krerët e Barçës e dinë se nuk janë në gjendje që të ofrojnë shumën të cilën e ka ofruar Chelsea për Kounden, por do të provojnë që të bindin 23 vjeçarin për të zgjedhur kalimin në “Camp Nou”.

Back to top button