Kaloni te përmbajtja kryesore

Temperaturat do të arrijnë deri në 38 gradë celsius në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara kryesisht për gjatë relievit malor.
Temperaturat sipas IHMK-së, do të shënojnë rritje të lehta në orët e mesditës. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-38 gradë celsius.
“Indeksi UV vazhdon t’i mbajë vlerat e larta, prandaj këshillohet shmangia e kontaktit direkt me rrezet e diellit, në intervalin kohorë 10:00 -17:00. Konsumoni ujë, jo lëngje të gazuar dhe me sheqer, bartni masa mbrojtëse syze, kapelë, rroba të pambukta me ngjyra të lehta. Të moshuarit dhe rastet me sëmundje kronike të qëndrojnë në ambiente të freskëta dhe të ajrosura mirë”, thuhet në njoftim.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.
Të dielën parashihet rënie të lehta të temperaturave maksimale pasi sipas IHMK-së, ka mundësi që vende-vende të ketë riga shiu të përcjellura me shkarkime rrufesh./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button