Chelsea mposht Leicesterin

 

Chelsea ka regjistruar një fitore të madhe dhe ka arkëtuar tri pikë shumë të rëndësishme në luftën për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve duke e mposhtur rivalin direkt për këtë objektiv, Leicester Cityn me rezultat 2-1 në “Stamford Bridge”.

Ishin 90 minuta lojë të zjarrta në Londër, por në 45 minutat e para rrjetat mbetën të patundura.

Me të filluar pjesa e dytë, Chelsea kaloi në epërsi me golin e realizuar në minutën e 48’ nga qendërmbrojtësi Antonio Rudiger.

“Blutë” e Londrës e dyfishuan epërsinë në minutën e 66’ kur Werner fitoi një penallti duke u penguar brenda zonës të cilën ne gol e ktheu mesfushori Jorginho.

Këto tre pikë e çojnë skuadrën e Thomas Tuchel në kuotën e 67 pikëve në vendin e tretë, një më shumë se Leicester City kur ka mbetur vetëm edhe një ndeshje për t’u zhvilluar.

Liverpoolit nga ana tjetër është po ashtu në garë për njërën nga pozitat tre dhe katër. “The Reds” kanë 63 pikë në vendin e tretë, por ka edhe dy ndeshje për t’i zhvilluar.

Back to top button