Kaloni te përmbajtja kryesore

Chelsea nuk ia doli sërish, City mposhti Dortmundin

Përfunduan edhe ndeshjet tjera të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, përkatësisht ato të rrethit të dytë dhe rezultate e dala nga këto ballafaqime të sontme ishin mjaft befasuese.
Ndeshja që mbase pati vëmendjen më të madhe ishte ajo e zhvilluar në “Etihad”, ku u përballën Manchester City dhe Borussia Dortmundi dhe fitorja në fund i takoi skuadrës angleze me rezultat 2-1 duke siguruar tri pikë të plota dhe duke bërë kështu shkëputje në vendin e parë me gjashtë pikë në Grupin G.
Dortmundi kaloi në avantazh me golin e Bellingham në minutën e 56, por skuadra e Pep Guardiolas përmbysi rezultatin brenda katër minutave me golat e realizuara nga Stones dhe Haaland.
Sfidë tjetër interesante u zhvillua në “Santiago Bernabeu”, ku Real Madridi triumfoi me rezultat 2-0 ndaj skuadrës gjermane, RB Leipzgi me golat e realizuara nga Valverde dhe Marco Asensio.
Chelsea nuk arriti që të marrë tri pikë të plota nga ballafaqimi me Salsburgun në “Stamford Bridge” duke barazuar 1-1, sfidë, në të cilën sulmuesi shqiptar, Armando Broja, luajti në 25 minutat e fundit dhe pati një paraqitje mjaft të mirë.
Juventusi u mposht nga Benfica me rezultat 2-1, kurse PSG mposhti Maccabi Haifan me rezultat 3-1.
Më poashtë janë të gjitha rezultat e ndeshjeve të sotme në Ligën e Kampionëve:
Milan-Dinamo Zagreb 3-1
Shakhtar Donetsk-Celtic 1-1
Chelsea-Salsburg 1-1
Kopenhag-Sevilla 0-0
Juvnetus-Benfica 1-2
Maccabi Haifa-PSG 1-3
Manchester City-Borussia Dortmund 2-1
Ranger-Napoli 03
Real Madrid-RB Leipzig 2-0

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button