Chelsea përballet me Crystal Palace, formacionet zyrtare

Cehlsea është duke kaluar nëpër një seri shumë të dobët të rezultateve në Premier Ligë duke marrë vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit, me një barazim e tre humbje të tjera.
Skuadra e Potter sot do të ballafaqohet me Crystal Palace në “Stamford Bridge” duke kërkuar tre pikë të reja për të dhënë sadopak sinjale të ringjalljes dhe për të mbajtur ende gjallë shpresat për një vend në garat evropiane.
Vetëm tre pikë është dallimi në renditje ndërmjet këtyre dy skuadrave në të mirë të “Bluve” të Londrës.
Ndeshja starton nga ora 15:00 dhe këto janë formacionet zyrtare:
Chelsea: Kepa, Chalobah, Silva, Badiashale, Hall, Joringho, Chukwuemeka, Gallagher, Mount, Havertz, Ziyech
Crystal Palace: Guaita (GK), Clyne, Guéhi, Andersen, Mitchell, Doucouré, Schlupp, Zaha, Eze, Olise, Ayew.

Back to top button