Djali i shkon babait në shtëpi dhe gjuan me armë, shkak prona

Prona u bë “mollë sherri” mes babait dhe djalit nga Suhareka.
Për shkak të mosmarrëveshjes për pronë djali raportohet se ka shkuar në shtëpinë e prindit dhe ka gjuajtur me armë zjarri.
Madje veprimin e tij e kishte filmuar dhe e kishte postuar edhe në rrjetet sociale dhe të njëjtin ua kishte dërguar vëllezërve të tij.
Policia ka njoftuar se 21-vjeçari, S.A, është arrestuar.
“Patrullat policore pasi që kanë dalë në vendngjarje, fillimisht e kanë gjetur një fishek në automjetin e të dyshuarit e më pas kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin si dhe e kanë gjetur armën e tipit Moris by AIAK Cal. 9 mm , me të cilën i njëjti dyshohet të ketë shtënë në ajër, po ashtu i kanë gjetur edhe tre fishekë të tjerë”, thuhet në njoftimin e PK-së./21Media

 

Back to top button