Putin thotë se operacioni ushtarak në Ukrainë tregon dinamikë “pozitive”

Presidenti rus, Vladimir Putin tha të dielën se i ashtuquajturi “operacion i tij special ushtarak” në Ukrainë po tregonte një dinamikë “pozitive” dhe se ai shpresonte se ushtarët rusë do të arrinin më shumë rezultate në fushën e betejës pas Soledar .
“Dinamika është pozitive, gjithçka po zhvillohet brenda kornizës së planit të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm dhe shpresoj që luftëtarët tanë do të vazhdojnë të na kënaqin me rezultatet e punës së tyre luftarake”, tha Putin për televizionin shtetëror Rossiya 1.
Putin tha gjithashtu se situata ekonomike në Rusi ishte “stabile” dhe “shumë më e mirë” sesa parashikimet.
Sipas zyrtarëve ukrainas, “betejat e rënda” po vazhdojnë ende në Soledar pasi Rusia pretendoi të premten se ishte nën kontrollin e qytetit lindor.
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha të shtunën vonë se “armiku nuk heq dorë nga synimet e tij për të pushtuar plotësisht rajonin e Donetskut”.
“Forcat ukrainase zmbrapsin sulmet e armikut gjatë gjithë orarit. Pushtuesit pësojnë humbje të mëdha,” tha Shtabi i Përgjithshëm.
“Armiku po përparon gjithashtu në drejtimet Lyman, Avdiivka dhe Novopavlivka”, shtoi shtabi./21Media

Back to top button