Chelsea zbret në vendin e 12 në Premier Ligë

Fitorja e Crystal Palace sot ndaj West Hamit bëri që skuadra e Chelseat të zbret nga pozita e 11-të në pozitën e 12-të në tabelë.

Crystal Palace e mposhti West Hamin sot 4:3 në një dramë me shtatë gola në stadiumin “Selhurst Park”.

Golashënues te Crystal Palace ishin Ayew (minuta e 15’), Zaha (minuta e 20’), Schlupp (minuta e 30’) dhe Eze (minuta e 66’), kurse te West Hami golat i shënuan Soucek (minuta e 9’), Antonio (minuta e 35’) dhe Aguerd (minuta e 72’).

Me pikët e reja, Crystal Palace tejkalon Chelsean në tabelë dhe merr pozitën e 11-të tani në kuotën e 40 pikëve.

Në anën tjetër, West Hami renditet në pozitën e 15 me 34 pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes, 4:3 në favor të Crystal Palace.

Back to top button