Fifi flet për albumin e ri: U realizua brenda nëntë muajve me Theo Malin brenda meje

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, po shijon momentet më të ëmbla në jetë, atë të bërit nënë.

Gjatë periudhës së shtatzënisë, Fifi ka punuar për albumin e ri, këngët e të cilit tashmë i ka publikuar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Fifi ka thënë se ky album është i veçantë pasi që ato i realizoi bashkë me djalin e saj që e pagëzoi me emrin Theo Malin.

“9 këngë – 9 ndryshime – 9 ndjenja. Që dolën në afat prej nëntë muajsh me Theo Malin brenda meje. Prandaj ky album është i veçantë”, ka shkruar Fifi.

Në këtë album bëjnë pjesë këngë si: “Vëmendje”, “Dehur”, “Refuzuar”, “Trauma”, “Kujna ja ke lon”, “Bjeri”, “Presje” dhe “Mëkat”./21Media

Back to top button