Chelsean parakalon PSG-në për shërbimet e Osimhen
Chelsea mund të mposhtë Paris Saint-Germain për të nënshkruar me Victor Osmihen këtë verë pasi ylli i Napolit preferon një lëvizje në “Stamford Bridge”.
Sipas gazetarit Emanuele Cammaroto, Chelsea është aktualisht kryesuesi për të arritur shërbimet e golashënuesit më të mirë të sezonit të kaluar në Serie A, Victor Osimhen në verë. “Blutë” do të përballen me konkurrencën nga kampionët në fuqi të Ligue 1, Paris Saint-Germain, të cilët e kanë identifikuar sulmuesin si zëvendësues për Kylian Mbappe, por nigeriani raportohet se preferon Premier Ligën.
Raporti shton më tej se Napoli është i vendosur të kërkojë 130 milionë euro për sulmuesin, megjithëse si Chelsea ashtu edhe PSG janë të gatshëm të paguajnë më shumë se 100 milionë euro për ta sjellë lojtarin në skuadrën e tyre.
Sulmuesi 25-vjeçar ka shënuar nëntë gola në sezonin aktual në 19 paraqitje në të gjitha garat dhe ka dhënë tre asistime.