Chollet flet me Kurtin, ia kujton zbatimin e menjëhershëm të Asociacionit

(Lajm i përditësuar)

Kurti për bisedën me Chollet: Marrëveshja bazë dhe aneksi duhet të zbatohen në tërësi

Një ditë para takimit të nesërm të nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të fasilituar nga Bashkimi Evropian, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga Brukseli zhvilloi një bisedë telefonike me Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Në komunikatën nga zyra e kryministrit thuhet se ata folën për agjendën e takimit të nesërm dhe pritjet nga ky takim dhe për, siç theksoi kryeministri Kurti, rëndësinë që Marrëveshja Bazë dhe Plani i Zbatimit të saj të zbatohet në tërësi dhe me mirëbesim.

Ai falënderoi Chollet për rolin dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës në kalimin e fazës së parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës javën e kaluar, dhe për angazhimin e tyre në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.​

Chollet flet me Kurtin, ia kujton zbatimin e menjëhershëm të Asociacionit

Këshilltari i Lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Collet ka njoftuar se ka biseduar me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Collet ka thënë se kanë diskutuar për takimin e 2 majit në Bruksel.

Përmes një postimi në Twitter, Chollet ka bërë të ditur se temë e bisedës ka qenë normalizimi i marrëdhënive me Serbinë përmes dialogut e poashtu edhe zbatimi i menjëhershëm i Asociacionit për komunat me shumicë serbe.

“Bisedë shumë e mirë me kryeministrin Albin Kurtin për takimin e liderëve të 2 majit për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes Dialogut të Lehtësuar nga BE-ja, rëndësinë e zbatimit të menjëhershëm të Asociacionit për Komunat me shumicë Serbe dhe partneritetin e fortë SHBA-Kosovë”,ka shkruar Chollet në Twitter.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen të martën në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian./21Media

 

Back to top button