Chollet foli edhe me Vuçiqin: U pajtuam për rëndësinë e angazhimit konstruktiv

Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka zhvilluar bisedë telefonike edhe me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas asaj që kishte me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Bisedë e shkëlqyer me Vuçiqin. U pajtuam mbi rëndësinë e angazhimit konstruktiv për propozimin e konsoliduar evropian më 18 mars”, ka shkruar Chollet

“U rikonfirmua mbështetja amerikane për dialogun e BE-së dhe përfitimet e normalizimit të marrëdhënieve që do t’i sjellin Serbisë dhe mbarë rajonit të Ballkanit Perëndimor”.

Chollet ka biseduar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 18 mars do të takohen në Ohër të Maqedonisë së Veriut, për të diskutuar për planin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve, propozim që veçse është pranuar nga palët.

Back to top button