Vdiq aktori i njohur

Lance Reddick, i njohur për rolet në serialet “The Wire” dhe “John Wick” të HBO-së, ka vdekur të premten.

Policia konfirmoi se trupi i aktorit 60-vjeçar u gjet në shtëpinë e tij.

Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur, por sipas TMZ-së, vdekja ishte e natyrshme.

Ai ishte planifikuar të shfaqej në shfaqjen e Kelly Clarkson javën e ardhshme.

Të mërkurën në mëngjes, aktori postoi një video të shkurtër në shtëpi me qentë e tij në rrjetet sociale.

Nuk dihet pse Reddick nuk ishte në qytetin e New Yorkut për të marrë pjesë në premierën e “Wick” po atë ditë.

Reddick ka lënë pas gruan Stephanie Day dhe dy fëmijë që i kishte me ish-gruan Suzanne Louis.

Back to top button