Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti i thotë Cholletit se Kosova është e përkushtuar që takimi i Ohrit të jetë i suksesshëm

Pak orë para ditës së takimit me presidentin e Serbisë në Ohër të Maqedonisë së Veriut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka thënë këshilltarit të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, se Kosova është e përkushtuar që dita e nesërme të jetë e suksesshme.

Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media, të premten në mbrëmje Kurti ka pasur bisedë telefonike me Cholletin.

“U bisedua për rëndësinë që kjo fundjavë ka për Kosovën, rajonin, integrimet Euro-Atlantike dhe sigurinë. Kryeministri theksoi se Kosova është e përkushtuar që dita e nesërme të jetë e suksesshme”, thuhet në komunikatë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button