Chollet: Propozimi i BE-së për normalizim do ta ketë bazë njohjen reciproke

Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet ka folur për prishmëritë gjatë vizitës që do të bëjë së shpejti në Kosovë, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut.
Chollet ka thënë se vizita e tij është moment shumë të rëndësishëm, në veçanti mes Kosovës dhe Serbisë.
“ Gjatë javëve të fundit ka patur fatkeqësisht një rritje të tensioneve mes tyre. Është një lajm i mirë që në 48 orët e fundit kemi parë të hiqen barrikada, kemi parë pikat kufitare të rihapen mes Kosovës dhe Serbisë. Janë lajme të mira. Shpresoj të mos i kishim harxhuar javët e fundit të përqëndruar tek kjo krizë, por tek dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja, të cilin ne, Shtetet e Bashkuara, e mbështesim plotësisht. Është diçka për të cilën unë dhe kolegët e mi do të flasim kur të jemi në rajon”, thotë ai.
Sa i përket zhvillimeve në veri të Kosovës Chollet, ka thënë se është shumë e rëndësishme që të mos ketë përsëritje të krizave të tilla.
“Pikë së pari është e rëndësishme që të mos shohim një përsëritje të kësaj krize. Shumë tepër se ç’duhej nga energjia jonë është shpenzuar gjatë javëve të fundit për të shmangur përkeqësimin e krizës dhe përshkallëzimin e saj në diçka që askush nuk dëshironte ta shikonte, në dhunë. Në vend të kësaj, energjia diplomatike duhej përqëndruar tek e ardhmja e Kosovës dhe Serbisë, duhej diskutuar për propozimin për normalizim, që ka paraqitur BE-ja, që do të ketë në bazë njohjen e ndërsjelltë. Ky është drejtimi që Kosova dhe Serbia të arrijnë destinacionin e tyre euroatlantik. Por, fatkeqësisht acarimet e fundit, i kanë rritur tensionet në rajon dhe kanë zënë të gjithë kohën tonë. Është një lajm i mirë që e shmangëm këtë krizë. Ajo që nuk duam të shohim është një përsëritje të kësaj krize brenda disa javëve për diçka tjetër. Pra duam të lëvizim përpara tashmë dhe prandaj vajtja në rajon së shpejti, siç kam ndërmend të bëj së bashku me kolegët e mi, është një moment i mirë për t’u munduar për një fillim të ri për këtë përpjekje në vitin e ri”, ka thënë Chollet në një intervistë për Zërin e Amerikës.
Presidentii Serbisë, Aleksandër Vuçiq ditë më parë ka thënë se nëntë shtete kanë tërhequr vendimet e tyre për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Këto deklarata Derek Chollet i ka cilësuar si “shpërqendrim”.
“Nuk kam diçka specifike për të shtuar për ato far ka thënë Presidenti Vuçiç. Ajo që mund të them është se për ne ky është shpërqëndrim, nuk është në frymën e përpjekjeve për të gjetur një mënyrë për të lëvizur përpara në kuadrin e asaj që ka propozuar BE-ja. Nuk po na afron më pranë arritjes së aspiratave euroatlantike që udhëheqësit e të dyja vendeve kanë thënë se dëshirojnë të përmbushin. Dhe sërish, mendoj kjo është ajo tek e cila duhet të përqëndrohemi dhe jo tek shpërqëndrimet e këtilla.”, tha Chollet në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Back to top button