Chollet shtyn vizitën në Ballkanin Perëndimor

Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit bashkë me delegacionin e tij kanë shtyrë vizitën e paraparë në Ballkanin Perëndimor, në datat 30 dhe 31 korrik.

Këtë për rtv21.tv e konfirmoi Bekim Kupina, zëdhënës i Presidencës, i cili tha se kjo është bërë “për shkaqe objektive të njërit nga anëtarët e delegacionit”.

“Nuk ka anulim të vizitës, por jemi informuar se ka shtyrje të datës për gjithë turin ballkanik (pra Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi) për shkaqe objektive të njërit nga anëtarët e delegacionit”, tha Kupina. /21Media

 

Back to top button