Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Pesë ditët e ardhshme pritet të vazhdojnë të sjellin temperatura të larta, sipas parashikimit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Për të hënën parashikohet të jetë mot me diell dhe pjesërisht i vranët , me vranësirat në pjesën e parë të ditës që vende-vende mund të sjellin reshje afatshkurta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius.

Të martën do të ketë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.

Mot me diell do të ketë edhe të mërkurën, ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius.

Të enjten parashihet mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-35 gradë Celsius.

Të premten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet  32-36 gradë Celsius.

Për shkak të këtyre temperaturave të larta, IHMK i bëri thirrje qytetareve që mos të ndezin zjarre , “sepse pos dëmeve në fushën e bujqësisë dhe pasojave tjera, zjarret janë edhe burime të rrezikut të pronave tona, shëndetit  dhe njerëzve në veçanti”. /21Media

Back to top button