Chris Brown uron Rihannën për lindjen e djalit

Chris Brown dëshiron që Rihanna dhe A$AP Rocky të dinë se ai nuk u uron atyre asgjë tjetër veçse të mirën për të mirëpritur djalin e tyre në botë.
Vetëm rreth një orë pasi u publikua lajmi se Rihana dhe A$AP janë bërë prindër ish i dashuri i këngëtares Chris Brown uroi çiftin. Ai në instastory shkroi: “Urime”me emojn me duar lutjeje, një zemër dhe një grua shtatzënë. Edhe pse ai nuk e përmendi specifikisht Rihannën, është shumë e qartë të thuhet se kujt i referohej, përcjell portali rtv21.tv

Djali i çiftit ka lindur në Los Angeles më 13 maj, ende nuk dihet emri i vogëlushit.
Chris dhe Rihanna u takuan nga viti 2007 deri në vitin 2009 derisa gjërat eskaluan në dhunë. Gjatë një debati në shkurt të vitit ’09, Broën sulmoi Rihanna-n, duke e lënë fytyrën e saj të gjakosur dhe të mavijosur deri në atë pikë që u desh të shtrohej në spital.
Brown u dorëzua në polici menjëherë pas incidentit dhe muaj më vonë u deklarua fajtor për një akuzë për sulm të rëndë. Ai pranoi një marrëveshje për pranimin e fajësisë që përfshinte punën në komunitet, 5 vjet shërbim prove dhe këshillim për dhunën në familje. Gjithashtu u vendos një masë ndalimi 5-vjeçare.
Rihanna foli me Oprah për marrëdhënien e saj me Chris në vitin 2012, duke thënë se ata po punonin për miqësinë e tyre … dhe të dy u rikthyen për pak kohë nga viti 2012 deri në 2013./21Media

Back to top button