Chris Evans e Dwayne Johnson bëhen bashkë për filmin e ri “Red One”

Aktorët Chris Evans e Dwayne Johnson do të jenë pjesë e filmit të ri “Red One”. Një film aksion-komedi i cili besohet se do të lansohet në vitin 2023.
Regjisori Jake Kasdan do të marrë drejtimin e filmit të ardhshëm nga studiot e Amazon.
“Projekti rrjedh nga një histori origjinale e Presidentit të Produksionit të Seven Bucks Productions, Hiram Garcia, që Amazon Studios fitoi pas një lufte konkurruese tenderash vitin e kaluar”, sipas Deadline.
Së fundmi, “The Rock” u përfol për një rikthim në serinë e famshme “Fast&Furious”, gjë të cilën e mohoi kategorikisht.
Johnson nuk u përmbajt fare për ndjenjat e tij në lidhje me aktorin, Vin Diesel.
Gjatë një interviste, Johnson, iu drejtua një postimi në Instagram të bërë nga Diesel në nëntor – në të cilin aktori 54-vjeçar i kërkoi publikisht Johnson-it të ribashkohej në seri, duke e quajtur lëvizjen e Diesel një shembull të manipulimit të tij.
“Unë u befasova shumë nga postimi i fundit i Vin. Qershorin e kaluar, kur Vin dhe unë folëm, i thashë drejtpërdrejt dhe privatisht se nuk do të kthehesha në film. Isha i vendosur, por i përzemërt me fjalët e mia dhe thashë se do të isha gjithmonë mbështetës e kastit, por që nuk kishte asnjë shans që të kthehesha. Nuk më pëlqeu që ai solli fëmijët e tij në këtë post, si dhe vdekjen e Paul Ëalker. Lërini ata jashtë kësaj. Ne kishim folur muaj më parë për këtë dhe arritëm në një mirëkuptim të qartë. Qëllimi im gjatë gjithë kohës ishte t’i jepja fund udhëtimit tim të mahnitshëm në Fast and Furios”, ka thënë Johnson./21Media

Back to top button