Në Galerinë e Ministrinë së Kulturës hapet ekspozita “After Party”

1 min read

 

Si pjesë e bashkëpunimit mes Ministrive të Kulturës në Kosovë dhe Shqipëri, nga data 27 janar në Galerinë e Ministrinë së Kulturës në Prishtinë hapet ekspozita “After Party”,  ku punën e tyre e prezentojnë artistët Enkelejd Zonja dhe Vigan Nimani, ndërsa kurator është Zef Paci.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit(MKRS) ka njoftuar se në këtë ekspozitë, që është përzgjedhë të shpaloset interesi në marrëdhënie me momentin historik të së kaluarës, dy artistët sjellin temat e kohës, kujtesës e perceptimit.

“Kjo vënie bashkë e aspekteve dhe qëndrimeve të dy artistëve shqiptarë të rritur ndërmjet dy kulturash të Ballkanit kundrejt realiteteve social-historike të së kaluarës bëhet jo vetëm për të thënë in medio stat virtus. Të dy ndajnë me njëri-tjetrin por edhe me ne, qëndrimet mbi qënien njerëzore, arkitekturën, ideimin dhe gjurmën e saj, pra, maketin dhe qytetin e njimendtë, monumentin”, bëhet e ditur në njoftimin e MKRS.

Ekspozita “After party” do të qëndrojë e hapur deri më 27 prill 2022./21Media