Chris Hemsworth do të pushojë nga aktrimi për shkak të problemeve shëndetësore

Aktori australian, Chris Hemsworth ka argëtuar fansat e filmave aksion, triller, komedi dhe drama që nga fundi i viteve 2000.
Pavarësisht hezitimeve për një karrierë në Hollywood pas rolit të tij në “Star Trek” të vitit 2009, Hemsworth përfundimisht “lulëzoi” në industrinë e filmit.
“Më pëlqenin gjërat. Si fëmijë, më pëlqente çdo fantazi. Unë u rrita në një familje me dy vëllezër dhe jetonim në shkurre. Ne vazhdimisht ndërtonim armë. Por, unë nuk kam vendosur të bëhem një hero aksioni”, ka thënë Hemsëorth në një intervistë në vitin 2011.
Por, aktori ka vendosur të ngadalësojë prodhimin, pasi zbuloi se ai është gjenetikisht i predispozuar ndaj sëmundjes Alzheimer.
Hemsworth po pushon pas gati 13 vjetësh punë të pandërprerë.
Ky ndryshim është për shkak se ndërsa punonte në serialin Disney+ Limitless , në episodin e pestë të serialit, Hemsworth takohet me një mjek dhe zbulon se ka një predispozitë gjenetike për Alzheimer.
“Përbërja e tij përfshin dy kopje të gjenit APOE4, një nga nëna e tij, tjetra nga babai i tij, të cilat studimet kanë lidhur me një rrezik në rritje të sëmundjes Alzheimer”, thuhej në raportin e Vanity Fair.
Hemsworth u shpreh se dëshiron të kalojë më shumë kohë me familjen, fëmijët e tij./21Media

Back to top button