Chris Rock nuk pranon të jetë nikoqir në Oscars 2023

Chris Rock ka thënë se ka refuzuar ofertën e Academy Awards për të drejtuar ceremoninë prestigjioze të Oscars 2023.
Ky humorist, i cili ishte nikoqir i kësaj ngjarjeje edhe në vitet 2005 e 2016, vitin e kaluar përjetoi një incident para publikut në Oscars, andaj nuk pranon më të dalë në atë skenë. Atë në skenë e goditi aktori Will Smith, pasi që Rock u tall me gruan e tij.
Siç kanë raportuar MailOnline e media të tjera, Rock për këtë ka folur gjatë një shou në Arizona. Ai këtë incident e ka krahasuar me një ngjarje tjetër, sipas të cilit, kjo situatë është e njëjtë, si psh t’i thuhet gruas së ndjerë të OJ Simpson, Nicole Brown, që ajo të shkojë në ndonjë restorant, që do të thotë se dalja e tij si nikoqir në Academy Awards ka marrë fund.
Rock po ashtu ka thënë se ka pasur ofertë të bëjë edhe një reklamë për Super Bowl, këtë menjëherë pas incidentit në Oscars, por edhe atë ofertë e ka refuzuar.
Muajin e kaluar, Smith i kërkoi falje Rockit publikisht.
Ai iu ka drejtuar Rockit me fjalët se është i gatshëm që të flasë me të. Sipas tij, urren kur i zhgënjen njerëzit, dhe kjo e lëndon pa masë. Ai është i prekur që ka zhgënjyer njerëzit të cilët e kanë përkrahur aq shumë, si dhe dashamirët e filmave të tij.
Smith ndër të tjera ka thënë se edhe ai ësahtë njeri si të gjithë të tjerët, dhe bën gabime./21Media


Back to top button