“Ciao” publikohet nga Nora Istrefi
Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi ka publikuar projektin e ri muzikor.
“Ciao” titullohet kënga e re, të cilën Nora e ka publikuar edhe me videokilip.
Nora si gjithmonë edhe në këtë videoklip është kujdesur për pamjen e saj deri në detajin më të vogël, shkruan rtv21.tv
Teksti i këngës u shkrua nga këngëtari, Yll Limani, ndërsa miksimi dhe masterizimi nga Fatjon Miftari.
Producent i këngës është Fatjon Miftari teksa videoklipi u realizua nga “Entermedia”.
Projekti i fundit i Nora Istrefit mbetet bashkëpunimi me Bardhin dhe Shkurte Gashin “Mama Mia”. Kjo këngë e publikuar në korrik, deri tani në Yotube ka mbledhur mbi 12 milionë klikime./21Media