Irani përballet me sfidën më serioze në vite

Shpërthimi i protestave mbarëkombëtare në Iran pas vdekjes në paraburgimin policor të një gruaje kurde 22-vjeçare të arrestuar për gjoja mosrespektimin e rregullave të hixhabit (shamisë) është sfida më serioze me të cilën është përballur udhëheqja e Iranit në vite.
Ndërsa autoritetet thonë se Mahsa Amini vdiq për arsye shëndetësore, familja e saj dhe iranianë të tjerë të panumërt besojnë se ajo vdiq si pasojë e rrahjes, transmeton rtv21.tv.
Protestuesit thonë se nëse nuk veprojnë tani, mund të bien viktimë e të njëjtit fat.
Sipas Institutit të Kërkimeve të Organizatës së Sigurimeve Shoqërore të Iranit, të paktën 25 milionë iranianë jetonin nën kufirin e varfërisë deri në qershor 2021. Ky numër është edhe më i lartë tani.
Këto nuk janë protestat e para në historinë e Republikës Islamike të Iranit. Por shumë vëzhgues besojnë se ka diçka ndryshe rreth tyre./21Media

Back to top button