Çifti kosovar u gjet i vrarë me thikë në banesën e tyre në Francë

Një çift kosovar është gjetur i vdekur në banesën e tyre në Epinal të Francës, mëngjesin e së martës më 26 prill 2022.
Sipas raportimeve të mediave franceze cituar burimet e policisë thuhet 0se çifti është nga Kosova dhe është gjetur i vrarë me thikë.
Kufomat e tyre janë gjetur në banjon e banesës ku jetonin me shtatë fëmijët e tyre.
Katër prej fëmijëve të moshës 16 deri në 21 vjeç u evakuuan përmes shkallës së madhe nga zjarrfikësit. Të tronditur, ata u dërguan në spital për trajtim psikologjik.
Ende nuk dihet qartë se si ka ndodhur ngjarja por policia do ta marrë edhe dëshmitë e fëmijëve./21Media

Back to top button