Çifti nga Florida thyen rekord me ngrënie të hot-dogëve e burrito-ve

Çifti nga Florida e SHBA-ve, Miki Sudo e Nicholas Wehry tashmë njihen në botë si “çifti i uritur”, pasi që marrin pjesë në gara të ndryshme me ngrënie të ushqimeve si hot-dogë e burrito.
Ata ditë më parë thyen rekorde në këtë kategori.
Sudo hëngri një burito të tërë për vetëm 31 sekonda e 47 të qindtat, duke ia kaluar kështu rekordit të deritanishëm me ngrënie të tij për 88 sec.
Po të njëjtën ditë, ajo arriti të thyej edhe rekordin për ngrënie të më së shumti hot-dogëve për një minutë.
Bashkëshorti i saj, Wehry, hëngri 12 hot-dogë për tre minuta. Ai me këtë rekord ia kaloi rekordit të deritanishëm që u arrit me ngrënie të nëntë hot-dogëve.
Çifti Sudo e Wehry u takuan para katë vitesh, derisa po përgatiteshin për një garë me ngrënie.
Ata janë të martuar prej atëherë dhe kanë një fëmijë. Megjithatë edhe pse të martuar, në gara me ngrënie i kundërvihen njëri-tjetrit./21Media

Back to top button