Shkencëtarët ambicioz në realizimin e projektit të robotëve që montohen vetë

Ka kohë që robotët në vende të ndryshme janë futur në shfrytëzm për kryerje të punëve të caktuara, si psh ndërtim, pastrim e shërbim. Por, teknologjia avancon çdo ditë, dhe shkencëtarët janë duke punuar në një projekt shumë ambicioz me ta. Fjala është për robotët që montohen vetë.
Këtë projekt e filluan shkencëtarët në Qendrën Bits and Atoms, në laboratorin Media në Masachusets të SHBA-ve.
Pra, ata po disajnojnë robotë që me shumë efikasitet montohen vetë.
Në qendër të këtij sistemi janë “vokselat” (modele të bazuara në kompjuter apo stimulues grafikash), që bartin energjinë dhe të dhënat që mund të ndahen në mes pjesëve të robotit.
Zhvillimi i inteligjencës në mënyrë të duhur të këyre sistemeve është punë me shumë sfida. Kjo pasi që për robotët duhet të caktohet se ku dhe si të ndërtohen, apo kur të fillohet me ndërtim të tij.
Pjesët robotike lidhen me njëra-tjetrën me anë të magneteve, e kur të lidhen, lëvizin bashkë në kordinim në mes vete, si me magji.
Shkencëtarët thonë se robotët që ndërtohen vetë mund të shfrytëzohen për ndihmë në situata emergjente, për punë të cilat njeriu e ka të vështirë të veprojë.
Megjithatë ekipi i tyre e pranon se do të kalojnë vite derisa ta realizojnë këtë projekt në tërësi, por puna që kanë bërë deri më tani, ka treguar rezultate të mira./21Media

Back to top button