Pas marrëveshjes për targa, Ursula von der Leyen: Dialogu tash duhet të vazhdojë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka vlerësuar si lajm të mirë arritjen e marrëveshjes së arritur për targat mes Kosovës dhe Serbisë
Von der Leyen ka thënë se tash është koha të vazhdohet dialogu.

“Është një zhvillim shumë pozitiv pas takimeve të mia me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin Albin Kurti. Është mirë për gjithë rajonin. Dialogu tash duhet të vazhdojë”, ka shkruar von der Leyen në Twitter.


Në Bruksel sot është arritur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për targa pas dy ditësh negociata. Në marrëveshjen e arritur është vendosur që më 2 tetor njësia Speciale e vendosur në Jarinjë e Bërnjak të largohet njëkohësisht me bllokadat në rrugë.
KFOR-i do të vendoset në Jarinjë e Bërnjak para se të nisë largimi i sinkronizuar dhe do të qëndrojë për dy javë për të mbajtur ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë.
Në pikën 2 të marrëveshjes, nga 4 tetori, ora 8:00, hyn në fuqi regjimi i letrave ngjitëse me të cilat do të mbulohen elementet shtetërore në targat e veturave të Kosovës dhe Serbisë./21Media

Back to top button