“Cigare për lakra, telefona për oriz”, banorët e izoluar në krizë për ushqim

Disa banorë të provincës kineze, Xi’an kanë nisur të këmbejnë ushqime, pas izolimit që u është bërë me qëllim të luftimit të pandemisë së koronavirusit.
Postimet në mediat sociale tregojnë banorët që shkëmbejnë furnizimet dhe madje edhe pajisjet e teknologjisë në këmbim të ushqimit, transmeton rtv21.tv.
Rreth 13 milionë njerëz janë mbyllur në shtëpitë e tyre që nga 23 dhjetori dhe aktualisht nuk mund të dalin për të blerë ushqim.
Autoritetet kanë ofruar ushqim falas për familjet, por disa kanë thënë se furnizimet e tyre po mbarojnë ose se nuk kanë marrë ende ndihmë.
Videot dhe fotot në faqen e mediave sociale Weibo treguan njerëzit që këmbenin cigare me lakër, lëng për larjen e enëve me mollë dhe peceta higjienike për një grumbull të vogël perimesh.
Mediat raportuan gjithashtu se një burrë tjetër kishte dashur të tregtonte një smartphone dhe tablet për oriz.
Xi’an është në epiqendrën e shpërthimit aktual të Covid në Kinë dhe autoritetet lokale kanë miratuar masa drastike të cilat kanë tërhequr kritika të konsiderueshme në internet.
Masat e rrepta vijnë përpara Vitit të Ri Hënor dhe Lojërave Olimpike Dimërore që do të mbahen në Pekin muajin e ardhshëm./21Media

Back to top button