Cilat janë produktet që Kosova i importon prej Rusisë?

Në dy muajt e parë të vitit 2022 Kosova ka importuar mallra nga Rusia, në vlerë prej 5,449,710.90 euro.
Kurse, vitin e kaluar Kosova importoi mallra prej Rusisë në një shifër të madhe, bëhet fjalë për 50,400,457.66 euro.
Për portalin rtv21.tv, zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka treguar se cilat janë produktet që Kosova i importon prej Rusisë.
Kafshë të gjalla
Zarzavate
Kafe, çaj, mate dhe erëza
Drithëra
Produkte të industrisë bluajtëse; malt, niseshte; inuline; gluten i grurit
Fara vajore dhe frutat me përmbajtje vajore; kokrra, fara dhe fruta të ndryshme; bimë industriale apo medicinale; kashta dhe tagjia
Materiale vegjetale që përdoren për thurje; produkte vegjetale të papërfshira dhe të paspecifikuara diku tjetër
Vajra dhe dhjamra prej kafshëve apo vegjetale dhe produkte të ndarjes së tyre; yndyrna të përgatitura të ngrënshme; dyllet prej kafshëve apo vegjetale
Ushqimet e përgatitura prej mishit, prej peshkut apo prej krustaceve, prej molusqeve apo prej kafshëve të tjera jovertebrore ujore
Sheqernat dhe ëmbëlsirat prej tij
Kakao dhe përgatitje prej kakaos
Përgatitjet prej drithrave, Miellit,Nishestese apo Qumështit; Produktet e pasticerise apo prej brumrave
Përgatitjet prej zarzavateve, Frutave, Arrave apo pjesëve të tjera të bimëve
Përgatitje të ndryshme të ngrënshme
Pijet, Alkoolet dhe Uthullat
Mbetjet dhe kthimet nga industritë ushqimore; Tagjia e përgatitur për kafshët
Duhani dhe zëvendësuesit e përpunuar të duhanit
Kripërat; Sulfuret; Oksidet dhe Gurët; Materialet Suvatuese, Gëlqere dhe Cimento
Lëndët djegëse minerale, Vajrat minerale dhe produktet e destilimit të tyre; Substancat Bituminoze; Dyllet Minerale
Kimikatet Inorganike; përberjet organike dhe inorganike të Metaleve të çmuara, të Metaleve të rrallë, të elementeve Radioaktive apo të Izotopeve
Kimikatet Organike
Produktet Farmaceutike
Plehëruesit
Ekstraktet ngjyrosëse dhe Tanike; Taninet dhe derivatet e tyre; Ngjyrosësit, Pigmentet dhe lëndë të tjera Ngjyrosëse; Bojrat dhe Llustrosesit; Stuko dhe Masticet e tjera; Bojrat e shkrimit
Vajrat thelbësore dhe rrëshirat; Preparatet e parfumërisë, kozmetikës apo të tualetit
Sapuni, Agjentet organike me veprim të siperfaqshëm, Preparatet larëse, Preparatet Lubrifikuese, Dyllet Artificiale, Dyllet e përgatitura, Preparatet llustrosese apo pastruese, Qirinjtë dhe artikuj të ngjashëm, Pastat Modeluese, “Dyllet Dentare”
Produkte të ndryshme kimike
Plastika dhe artikujt prej tyre
Ome dhe artikujt e tij
Lëkurat e papërpunuara (përrveç gëzofeve) dhe Lëkurat e përpunuara
Artikujt prej Lëkure; Samaret dhe takemet e Kali; Mallrat e udhëtimit, çantat e dorës dhe Kontiniere të Ngjajshëm; Artikuj prej të brendshmeve të kafshëve (përveç zorrëve të krimbit të mëndafshit)
Druri dhe artikujt prej druri; Qymyri i drurit
Letra dhe kartoni; Artikujt prej brumit të letrës, prej letre apo kartoni
Librat, Revistat, Pikturat dhe Produkte të tjera të Industrisë së shtypit; Dorëshkrimet, Shtypshkrimet dhe Projektet
Filamentet e bëra nga njerëzit
Fibrat kryesore të bëra nga njerëzit
Mbushje, Shajak dhe pëlhura të paendura; Fijet Speciale; Spango, Kordone, Litare dhe Kabllo dhe artikujt prej tyre
Pelhura Speciale Kadife; Pëlhurat Tekstile me xhufka; Tantelat; Tapiceritë; Zbukurimet; Qëndismat
Pelhura Tekstile të ngopura, të veshura, të mbuluara apo të laminuara; Artikujt tekstile të një lloji të përshtatshëm për përdorim Industrial
Artikuj të veshjes dhe paisje shtesë për rroba, të thurrura me shtiza apo të punuara me grep
Artikuj të veshjes dhe plotësues të veshjeve. Jo të thurrura me një apo më shumë file
Artikuj të tjerë të bërë me tekstile: Komplet; Veshjet e përdorura dhe artikuj tekstile të përdorur; Lecka mbeturine
Veshjet e këmbëve, Galloshet dhe të ngjashmet e tyre; Pjesët e artikujve të tillë
Veshjet e kokës dhe pjesët prej tyre
Artikuj prej guri, allçie, çimentoje, asbesti, Mike apo materiale të ngjashme
Produkte Qeramike
Qelqi dhe prodhimet prej qelqi
Giza Dhe Çeliku
Artikuj prej Gizës dhe Çelikut
Bakri dhe Artikuj prej Bakri
Alumini dhe Artikujt prej tij
Veglat e punës, Pajisjet e punës, Takemet e ngrënies, Lugët dhe pirunët, prej metali bazë; pjesët e tyre prej metali bazë
Artikuj të ndryshëm me metale bazë
Reaktorët Nuklearë, Boilerat, Makineri dhe Pajisjet Mekanike; Pjesët e tyre
Makineri dhe pajisje elektrike dhe pjesët e tyre; Regjistruesit dhe Riprodhuesit e tingullit; Regjistruesit dhe eiprodhuesit e Imazhit Televiziv dhe Zërit, Pjesët dhe Plotësuesit e këtyre artikujve
Mjetet e transportit të ndryshëm nga vagonët e hekurudhës ose tramvajit, pjesët dhe plotësuesit e tyre
Instrumentet dhe aparatet Optike, Fotografike, Kinematografike, Matëse, Kontrolli, Saktësie, Mjeksore ose Kirurgjikale; Pjesët dhe plotësuesit e tyre
Armët dhe Municionet; Pjesët dhe plotësuesit e tyre
Mobileritë; Krevatet, Dyshekët, Mbajtëset e dyshekëve, Jastëqet dhe shtresa të ngjashme të mbushura; Llampat dhe pajime ndriçimi, Jo të përfshira apo të specifikuara diku tjetër; Shenjat ndriçuese, pllakat e emrit Ndriçuese dhe të ngjashme
Lodrat, Pajisjet e lojërave dhe ato sportive; Pjesët dhe pajisjet shtesë të tyre
Artikuj të ndryshëm të prodhuar.
Sa i përket eksportit, Kosova, në dy muajt e parë ka eksportuar në Rusi vetëm artikuj të veshjes, reaktorët nuklearë, boilera, makineri dhe pajisje mekanike.
Më 25 shkurt Qeveria e Kosovës vendosi sanksione kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës. Sanksionet përfshijnë ngrirje të aseteve të bankave, institucioneve financiare dhe individëve, ndalimin e tyre në tregje financiare./21Media

Back to top button