Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë nesër mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje pritet të caktohet edhe data për mbajtjen e seancës së re plenare.
Në rend dite janë pikat e papërfunduara nga seanca plenare më 22, 23, 24 shkurt dhe 16 mars 2022 – votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për vetëqeverisjen lokale, atij për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për tokën bujqësore, Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kimikate, votimi në parim i Projektligjit për Ushqim, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive të pavarura.
Po ashtu, në rend dite janë edhe pikat e papërfunduara nga seanca plenare më 24, 25 shkurt dhe 16 mars 2022 – shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës, pika e papërfunduar nga seanca e jashtëzakonshme, e mbajtur më 15 mars – votimi i propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me rritjen e çmimeve.
Përgatitjet për seancën plenare të re të radhës është pika e pestë e rendit të ditës, ku parashihen deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme./21Media