Cilat janë shenjat, komplikimet, si bëhet trajtimi i herpesit në buzë, tregon Dr. Mehmeti

Herpesi në buzë, përkatësisht në mukozën e gojës shfaqet si pasojë e infeksionit me virusin HSV1 apo HSV2 (herpes simplex virusi 1 dhe 2). Kështu ka bërë të ditur për rtv21.tv infektologu Dr. Murat Mehmeti, i cili ka treguar se cilat janë shenjat e herpesit.
Shenjat
Shefi i departmentit për sëmundje seksualisht të transmetueshme në Kliniken Infektive, të Qendrës Klinike Universitare e Kosovës ka deklaruar se shenjat e herpesit në buzë apo në mukozën e gojës janë të natyrës së vezikulave (fshikëza të mbushura me lëng) apo në formë të ulceracioneve, qoftë në buzë apo në gojë.
Mësoni 6 trajtimet natyrale për herpesat e brendshëm - Gazeta Mapo
Shkaqet
Shkaqet e shfaqjes së herpesit në buzë apo në mukozën e gojës, sipas infektologut Mehmeti, janë si pasojë e infeksionit me viruset e HSV apo HSV2 dhe në situatat e imunitetit më të dobët.
“Këto ndryshime mund të shfaqen here pas here”, ka informuar ai.
Komplikimet
Infektologu Dr. Murat Mehmeti gjatë intervistës për rtv21.tv ka treguar se herpesi mund të shkaktojë komplikime shumë serioze, sepse cak i këtyre viruseve, përpos buzëve dhe gojës, sipas tij, mund të jenë edhe shumë organe të tjera si: organet gjenitale, truri, syri, etj.
Herpes në buzë apo ethet? Pse shfaqen dhe si kurohen - Me Mjekun
Parandalimi
Dr. Mehmeti ka theksuar se parandalimi i herpesit në buzë është i vështirë.
“Tek rastet e herpesit gjenital, përdorimi i kondomeve si dhe barnave antivirale redukton transmetimin e virusit. Po ashtu, gratë shtatzëna të infektuara rishtazi me këtë virus, duhet dhënë terapi antivirale”, ka potencuar ai.
Trajtimi
Shefi i departmentit për sëmundje seksualisht të transmetueshme në Kliniken Infektive, të QKUK-së ka bërë të ditur se trajtimi i herpesit në buzë apo në gojë bëhet me barna antivirale si: aciclovir, valaciclovir, famciclovir, etj./21Media
Me këto 3 metoda zhdukni herpesin në buzë brenda ditës

Back to top button