Haga refuzon lirimin e parakohshëm të gjeneralit serb të dënuar për krime në Kosovë

Kërkesa e ish gjeneralit të Ushtrisë Jugosllave, Nebojsha Pavkoviç për lirim të parakohshëm nga burgu në Finlandë është refuzuar.
“Edhe pse Pavkoviç ka të drejtë për lirim të parakohshëm, natyra e qartë e krimeve të tij, si dhe mungesa e dukshme e tij e rehabilitimit, e kundërshtojnë fuqimisht lirimin e tij të parakohshëm. Së fundi, nuk ka asnjë provë që të demonstrojë arsye bindëse humanitare për të tejkaluar vlerësimin negativ”, thuhet në Vendimi i Mekanizmit Ndërkombëtar të Mbetur për Gjykatat Penale të Kombeve të Bashkuara.
Vendimi për refuzimin e kërkesës është marrë më 18 maj në Hagë, transmeton rtv21.tv.
Ndërsa Pavkoviç kreu dy të tretat e dënimit të tij në një burg finlandez më 28 gusht 2020, ai kishte të drejtë të konsiderohej për lirim të parakohshëm.
Nebojsha Pavkoviq, i cili është një ish-komandant i Armatës së Tretë të Ushtrisë Jugosllave, u dënua në vitin 2014 me 22 vjet burg për krime kundër shqiptarëve në Kosovë në vitin 1999./21Media

Back to top button