Cilat janë shkaqet e çrregullimeve të ritmit të zemrës, tregon kardiokirurgu Brahimaj

Çrregullimet e ritmit të zemrës janë të lidhura ose me dëmtimet e enëve të gjakut ose të aparatit valvular, por mund të jenë edhe për arsye të tjera. Kështu deklaroi sot në RTV21 kardiokirurgu Rifat Brahimaj, i cili u shpreh se çrregullimet e ritmit mund të ndodhin edhe për shkak të ndonjë infeksioni të kaluar.
Ai tha se në rastet e mospërdorimit të barnave që hollojnë gjakun mund të çojë deri te krijimi i trombeve në brendi të hapësirës së zemrës dhe ky tromb pastaj mund të përfundojë në tru dhe mund të shkaktojë gjakderdhje trurore ose infarkt truror, shkruan rtv21.tv

Brahimaj tregoi edhe shkaqet e dëmtimit të valvulave. Sipas tij, një ndër shkaktarët më të shpeshtë që prekë valvulë në brendi të zemrës janë ethet raumatike në fëmijëri./21Media

Back to top button