Sa mësimdhënës e nxënës të Malishevës janë të infektuar?

Të gjitha shkollat në Komunën e Malishevës aktualisht janë duke zhvilluar mësim me orar të plotë, si dhe me prezencë fizike.
Nga kjo komunë kanë thënë për rtv21.tv se në asnjë rast nuk ka pasur ndryshime në orar, pasi pavarësisht rasteve të izoluara me COVID-19, tek mësimdhënësit apo nxënësit, në asnjë shkollë nuk ka pasur numër të rasteve që të mund ta rrezikonin mbarëvajtjen e mësimit, apo ndryshimi e planit, nga plani A në plane tjera.
Tutje, nga Komuna e Malishevës kanë bërë të ditur se 9 mësimdhënës dhe 12 nxënës janë të infektuar me COVID-19, por disa prej tyre pritet të dalin nga izolimi gjatë ditë së sotme.
Aktualisht, Komuna e Malishevës ka 174 raste aktive me COVID-19. Dje në këtë komunë janë konfirmuar 15 raste të reja me virusin, kurse janë shëruar 13 qytetarë.
Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, në Komunën e Malishevës janë konfirmuar 3 mijë e 296 raste me COVID-19 dhe 85 viktima./21Media

Back to top button