Cilësia e grurit në Kosovë, jo e kënaqshme

Bashkim Zejnullahu nga Shoqata e Mullistëve të Kosovës, ka thënë se cilësia aktuale e grurit nuk është e kënaqshme.
Zejnullahu sonte në emisionin “Click” në RTV21 ka thënë se sivjet kanë ndikuar kushtet atmosferike dhe plehërimi në kohën jo të duhur.
“Nuk kemi cilësi të kënaqshme për shkak të reshjeve apo kushteve atmosferike që kishim në kohën e fundit. Ka ndikuar edhe plehërimi jo me kohë dhe jo i mjaftueshëm me pesticide këtë vit”, ka thënë ai.

Ndërsa, sa i përket sasisë së grurit të siguruar nga sezoni i sivjetmë i korrje-shirjeve, Zejnullahu ka thënë se Kosova nuk i plotëson as 60% të nevojave të grurit.
“Kosovës i nevojitën 300-350 mijë tonë grurë në vit për t’i mbuluar të gjitha nevojat e veta, ndërsa ne grumbullojmë 150-180 mijë tonë në vit, jo më tepër”, u shpreh ai duke theksuar se i gjithë gruri nuk shkon vetëm për ushqim të njerëzve por përdoret edhe në blektori./21Media

Back to top button