Cili është gabimi që bëjnë agjëruesit iftar-syfyr, tregon nutricionisti Rexhepi
Nutricionisti Agron Rexhepi sot foli për agjërimin, të mirat e tij dhe jo vetëm, në aspektin mjekësor.
Rexhepi në emisionin “Për ditë të mbarë” të RTV21 u shpreh se agjërimi në aspektin fetar është një obligim që Zoti i ka bërë njeriut dhe duhet të kryhet. Ndërsa, nga aspekti mjekësor, Rexhepi tha se agjërimi është një lloj diete, që nënkupton abstenim nga një lloj apo disa lloje të ushqimeve apo nga të gjitha llojet e ushqimeve.
Ai tha se kur shikohet nga aspekti fetar, gjatë agjërimit, nuk agjëron vetëm goja.
Ndër të tjera, nustricionisti tregoi edhe një gabim që bëhet shpeshherë te agjëruesit gjatë iftarit dhe syfyrit, shkruan rtv21.tv
Muaji i Ramazanit ka filluar më 2 prill (e shtunë) dhe do të përfundojë më 1 maj (e diel). Dita e parë e Fitër Bajramit është më 2 maj (e hënë)./21Media