Truss në Poloni për të kërkuar veprime më të ashpra ndaj Rusisë

Zyra e Jashtme bëri me dije se Mbretëria e Bashkuar do t’u bëjë thirrje aleatëve të saj që të vendosin sanksione më të ashpra kundër Rusisë për të prishur planin e saj të luftës.
Liz Truss do të udhëtojë sot në Poloni për të takuar ministrat e jashtëm dhe do ta përdorë udhëtimin për të kërkuar veprime më të ashpra përpara bisedimeve të G7 dhe NATO-s në Bruksel.
”Putini ende nuk ka treguar se është serioz për diplomacinë. Një qasje e ashpër nga MB dhe aleatët tanë është jetike për të forcuar dorën e Ukrainës në negociata. Ne do të bëjmë më shumë për të rritur presionin ndaj Rusisë dhe do të vazhdojmë t’i shtyjmë të tjerët të bëjnë më shumë”, tha ajo./21Media

Back to top button