Cili është tatuazhi i ri i Granit Xhakës?

 

Futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka, i cili përveç që ka një karrierrë të suksesshme, është edhe shumë i afërt me publikun.

Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita Lekaj janë bërë prindër të një vajze, për herë të dytë më 24 prill të këtij viti.

Mirëpo, futbollisti ka bërë një gjest unik për vajzën e tij të vogël, Laneya, ku emrin, orën dhe datën e lindjes së kësaj të fundit e ka bërë tatuazh.

Ndryshe, Granit Xhaka dhe Leonita Lekaj në vitin 2019 janë bërë prindër për herë të parë të vajzës së quajtur Ayana./21Media

Back to top button