Cili koalicion është gjobitur më së shumi deri më tani?

Të gjitha subjektet politike deri më tani janë gjobitur në total me 16 mijë e 700 euro

Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, ka dorëzuar deri më tani 51 ankesa në PZAP, për shkelje të rregullave nga subjektet politike, me ç’rast me vetëm 11 vendime të marra deri më tani, ato kapin vlerën prej 16 mijë e 700 euro.

Ky koalicion në një konferencë për media tha se kanë vërejtur që gjatë fushatës, subjektet politike kanë përdorur edhe veturat zyrtare.

Albert Krasniqi, në një konferencë për media, tha se kjo shumë do të rritet dukshëm dhe se një gjë e tillë do ta rrisë buxhetin e shtetit.

“Deri më tani, në total, janë shqiptuar 16 mijë e 700 euro gjoba, ndaj subjekteve politike. Sipas subjekteve politike prinë koalicioni PAN (PDK-AAK-Nisma) me 7 mijë e 500 euro gjobë për 5 raste, koalicioni LAA (LDK-AKR-Alternativa) me 2 mijë e 500 euro gjobë për 2 raste të shkeljeve, LVV me 1 mijë e 200 euro për 1 rast dhe KDTP (Partia Turke) me 5 mijë e 500 euro për 3 raste”, tha Krasniqi.

Back to top button