Çitaku e quan të dëmshëm emërimin e Sinanit si këshilltare të Kurtit: Përçan shqiptarët

Nënkryetarja e Partisë Demokratike Vlora Çitaku e quan hap të gabuar dhe të dëmshëm emërimin e Ardita Sinanit si këshilltare për Preshevë, Medvegje dhe Bujanoc pranë zyres së Kryeministrit të Kosovës.
Sipas saj ky vendim i kryeministrit Albin Kurti mund t’i përçajë shqiptarët në Luginën e Preshevës.
“Sikur Kryeministri të ishte i sinqertë në qëllimin e tij për të ndihmuar shqiptarët e luginës nuk do të emëronte znj Sinani, për shkak se Ardita është kryetare e një subjekti politik në Preshevë. Sikur Kurti të ishte i sinqertë në qëllimin do të emëronte dikë a partiak. Së paku formalisht, zonja Sinani, para se ta publikonte vendimin për emërim si këshilltare politike në Qeverinë Kurti, do të duhej ta kishte publikuar dorëheqjen si Kryetare e PVD-së në Preshevë. Qeveria e Republikës së Kosovës nuk duhet të përçajë shqiptarët në Luginë, por duhet të synojë t’i bashkojë ata.”, ka shkruar Çitaku në Facebook.
Tutje ajo ka thënë se nuk është hera e parë kurti ka shfaqur tendenca përçarëse.
“Fatkeqësisht, qasje të njëjte destruktive e tendenca përçarëse Kryeministri Kurti ka shfaqur edhe me përpjekjet e tij për të ndërhyrë ne skenën politike në Shqipëri, Maqedoni, etj.
Më vije keq që zonja Sinani ka pranuar të bëhet pjesë e një projekti të tillë.”, ka përfunduar Vlora Çitaku.
Emërimi i Ardita Sinanit si këshilltare politike u bë i ditur të hënën nga kryeministri Kurti. Kritika për këtë vendimi pati edhe kryetari i Preshëvës Shqiprim Arifi./21Media

Back to top button