Çitaku: Kurti është zgjedhur për ta qeverisur Kosovën, e jo për t’i përçarë shqiptarët

Nga zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, pas ndërhyrjeve të njëpasnjëshme në Shqipëri, Preshevë e Mal të Zi, sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor që duhet ta marrë kryeministri i vendit, Albin Kurti, është që të mos përzihet aty ku nuk e ka vendin.

“Tash Albin, eja flasim për inflacionin, koston e papërballueshme të jetesës në Kosovë, rritjen e çmimit të energjisë, mungesën e projekteve zhvillimore, korrupsionin serioz në nivelet më të larta të qeverisjes ( sipas raportit të Departamentit të Shtetit ), ndërhyrjen e qeverisë në sistemin e drejtësisë, ngufatjen e lirisë së mediave ( raporti i Freedom House ), asociacionin me kompetenca ekzekutive, sanksionet e BE, etj etj. Apo këto janë tema të vogla për ju?”, shkroi Çitaku

Më tej, Çitaku i tha Kurtit se është zgjedhur për ta qeverisur Kosovën, e jo për t’i përçarë shqiptarët gjithandej./21Media

Back to top button