Takimi i sotëm në Bruksel pa rezultat, palët takohen sërish në mes të muajit maj

(Lajm i përditësuar)


Takimi i sotëm në Bruksel pa rezultat, palët takohen sërish në mes të muajit maj

Qeveria e Kosovës ka dalë me njoftim pas takimit tre palësh në Bruksel. Kryenegociatori Besnik Bilimi në një prononcim për media takimin e sot për dallim nga takimet e tjera e ka cilësuar si më të konkretizuar.

“ ku palët kanë diskutuar nen për nen rreth ideve që ka prezantuar z. Lajçak dy javë më herët. Ne kemi shpresuar që ky diskutim konkret do jetë i dobishëm meqë do të na ndihmojë që t’i afrojmë qëndrimet. Fatkeqësisht ne kemi dëgjuar disa deklarata bukur brengosëse nga ana e Serbisë, të cilat kanë bërë që faktikisht qëndrimet në vend që të afrohen të largohen.”, ka thënë Bislimi, përcjell portali rtv21.tv

“Përshembull sot për herë të parë ne kemi parë haptazi të dokumentuar nga Serbia se si ata e shohin procesin e krijimit të asociacionit, përderisa për bashkësinë ndërkombëtare dhe Kosovën, asociacioni është nënkuptuar si një mekanizëm që ndihmon komunat me shumicë serbe të koordinojnë ushtrimin e disa veprimeve të tyre, Serbia sot tregoi se e sheh si mekanizëm për legjitimimin e prezencës së strukturave ilegale të Serbisë në Kosovë. Poashtu vazhdoi loja e vjetër me tendenca që të sigurohen metoda përmes të cilave do të merrnin garancione për licensimin e institucioneve ilegale siç është “Postanska Banka” në Kosovë. Duke parë se qëndrimet nuk po mund të afrohen, pas disa orëve bisedime, Lajçak duke respektuar linjat e kuqe të palëve, ka dalë me një propozim të ri, e i cili pak a shumë do të duhej të ishte propozimi i fundit që del nga z. Lajçak dhe në të cilin ne duhet të japim komentet tona gjatë ditëve në vijim.”, ka shtuar ai,

Sa i përket propozimit të Lajçak Bislimi ka thënë se është një përafrim apo një tendencë për përafrimin e qëndrimeve, “shkon në drejtimin e duhur, por kërkon kohë nga të dy palët që t’i analizojnë elementet brenda tij, qoftë implikimet ligjore apo të ngjashme.”, ka deklaruar ai.

Kur u pyet për Asociacionin, se u disktuata në përgjithësi për të, Bilsimi ka thënë se është folur vetëm për një nga problemet.

“Jo, por një prej problemeve i cili është diskutuar në javët e kaluara është si të mundësohet financimi edhe më tej i shkollave dhe ambulancave të cilat operojnë në katër komunat në veri e në komunat tjera, por sot pala serbe ka kërkuar që të financohen çfarëdo strukture paralele e Serbisë, por pa dashur të tregojë se cilat janë këto struktura paralele të cilat ata duan t’i financojnë, dhe ideja e tyre që ka qenë që këto duhet të financohen derisa të themelohet asociacioni se pastaj ato kalojnë në kompetenca të asociacionit. Natyrisht që propozimi i tij nuk ka hasur as në mirëkuptimin e z. Lajçak e as tonin.”, ka deklaruar ai.

Propozimi i fundit i Lajçak para këtij për palën kosovare ishte i pranueshëm, ju e kishit cilësuar të konsoliduar…
Sa i përket propozimit të javës së kaluar të Lajçakut, Bislimi ka thënë se është porpozim kontruktiv që skon në drejtim të duhur ka refuzuar të thotë se është i pranueshëm

“Le të themi që propozimi i sotëm është më i detajizuar sesa propozimi i javës së kaluar dhe sqaron më mirë disa prej pikave dhe vërejtjeve të cilat ne kemi pas në idetë e tij fillestare.”, ka deklaurar ai.

“Unë mendoj që është një përpjekje e mirë e z. Lajçak që të gjejë një zgjidhje. Edhe z. Lajçak njësoj si pala kosovare brengën kryesore e ka se si individët të cilët janë prekur nga vendimi i BQK-së apo rregullorja e BQK-së, të mund të vazhdojnë të marrin mbështetjen financiare përderisa Serbia edhe sot gjithë brengën e saj e ka patur se si duhet të licensohen institucione paralele të Serbisë në Kosovë”,është shprehur Besnik Bislimi.

Ai ka bërë të ditur se edhe kur do të zhvillohet takimi i radhës.

“Ne kemi marrë përkushtimin që në një periudhë kohore prej një jave të dërgojmë sygjerimet apo brengat tona për propozimin e fundit e pastaj z. Lajçak do përpiqet të aranzhojë një takim, le të themi në fundin e javës së dytë të muajit maj. “, ka deklaruar Bsilmi.


​Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e asociacionit

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas rundit të ri të dialogut, se Serbia kishte “qëndrime shqetësuese” sa i përket çështjes së transferimit të mjeteve financiare në valutën dinar nga Serbia në Kosovë.

Pas takimit me kryenegociatorin e Serbisë Petar Petkoviq në Bruksel, Bislimi tha se tani ndërmjetësi evropian Mirosllav Lajçak ka dalë me një propozim të ri rreth zgjidhjes së kësaj çështjeje.

“Qëndrimi i palës serbe është që të gjitha strukturat ilegale të Serbisë duhet të financohen, të vazhdojnë të financohen deri në kohën kur të krijohet Asociacioni [i komunave me shumicë serbe], sepse sipas mendimit të tyre, qëllimi i Asociacionit nuk është që të sigurojë koordinim të mirë mes komunave, por të sigurojë legjitimizmin e pranisë së institucioneve serbe në Kosovë, që do t’i bënte ato institucione gjysmëserbe, por jo institucione të serbëve në Kosovë”, tha Bislimi.

Bislimi tha se sa i përket idesë së krijimit të një entiteti të ri biznesor në veri, në mënyrë që ndihma financiare të shkojë te përfituesit, përmes konvertimit të Postës serbe, Serbia ka parë këtë ide si “një lloj privatizim të postës” nga Kosova.

“Sigurisht, të gjitha këto propozime ishin shumë destruktive, prandaj Lajçak do të dalë me një propozim të ri dhe ne do të duhet të japim mendimet tona për këtë propozim në shtatë ditët e ardhshme”, tha Bislimi pas takimit trepalësh.

Takimi mes Bislimit dhe Petkoviq, ishte i pesti që zhvillojnë në Bruksel për çështjen e dinarit, përdorimi i të cilit u ndalua në Kosovë në shkurt.

Për dallim nga takimet e mëparshme, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, nuk mbajti fillimisht takime të ndara me Bislimin dhe Petkoviqin, duke u futur drejtpërdrejt në takim trepalësh me ta.

Me rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), euroja u caktua si valuta e vetme në Kosovë për kryerjen e pagesave me para të gatshme nga 1 shkurti. Hyrja në fuqi e kësaj rregulloreje ka zemëruar Serbinë, e cila përmes buxhetit të saj shtetëror u dërgon ndihmë financiare serbëve që jetojnë në Kosovë.

Bashkësia ndërkombëtare i ka kërkuar Kosovës ta pezullojë rregulloren, në mënyrë që t’u jepet kohë qytetarëve që të përshtaten me praktikën e re. Por, Qeveria e Kosovës ka ngulur këmbë se fjala është për një vendim të pavarur të BQK-së e jo për vendim politik. /REL

Përfundoi pa sukses takimi i kryenegociatorëve për çështjen e dinarit

Takimi për çështjen e dinarit, në Bruksel, përfundoi pa rezultat. Takimi trepalësh mes kryenegociatorëve të Kosovës, Besnik Bislimi, si dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq, u mbajt me ndërmjetësimin e emisarit evropian, Mirosllav Lajçak, raporton televizioni publik.

Palët konfirmuan se emisari Lajcak doli me një propozim të ri. Kosova dhe Serbia kanë një javë kohë të dërgojnë komentet e tyre lidhur me këtë propozim. Takimi i radhës do të mbahet në mesin e muajit maj.


Fillon takimi trepalësh në Bruksel për dinarin

Një takim trepalësh, mes kryenegociatorëve nga Kosova dhe Serbia nën ndërmjetësimin e të dërguarit të Bashkimit Evropian, ka filluar të enjten pasdite në Bruksel, ku do të diskutohet për përpjekjet e vazhdueshme për gjetjen e një zgjidhjeje për transferimin e mjeteve financiare në valutën dinar nga Serbia në Kosovë.

Ky është takimi i pestë në Bruksel me pjesëmarrjen e kryenegociatorëve, Besnik Bislimi nga Kosova dhe Petar Petkoviq nga Serbia, për çështjen e dinarit serb, përdorimi i të cilit u ndalua në Kosovë në shkurt.

Fillon takimi trepalësh në Bruksel për dinarin

Sot në Bruksel do mbahet takimi i radhës mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq nën udhëheqjen e emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Këtë dje e ka konfirmuar një zëdhënës i BE-së, Peter Stano, i cili tha se “Mund të konfirmojmë se takimi do të zhvillohet nesër”.

Në anën tjetër, këshilltari i zëvendëskryeministrit Bislimi, Klisman Kadiu, tha për RTV21 se në takim nuk do diskutohet për Rregulloren e BQK-së.

“Nuk është takim për Rregulloren e BQK-së, po për modalitetin se si Serbia do dërgojë mbështetjen financiare për komunitetin serb, tashmë në mënyrë transparente. Në Bruksel nuk trajtohet apo diskutohet Rregullorja e BQK-se apo përmbajtja e saj”, konfirmoi Klisman Kadiu për RTV21.

Back to top button