Çitaku – Kurtit: Ka jeni nisë more kështu?

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka drejtuar një sërë kritikash në drejtim të kryeministrit Kurti për situatën e krijuar së fundmi në veri.

Në një postim në “Facebook”, Çitaku ka përmendur faktin se kryetarët e VV-së në veri sot refuzuan takimin me ambasadorin amerikan.

“Kjo në ditën kur të gjithë ishim dëshmitarë të pamjeve nga veriu i vendit, ku pjesëtarët e KFOR Amerikan ishin bërë murë i gjallë në mes turmave agresive dhe zyreve komunale. Ku jeni nisë more kështu?!
Qetësojuni. Ulni tensionet. Uluni dhe koordinoni hapat me aleatët tanë. Nëse keni shqetësime a pakënaqësi, thuajeni në takim. Ndërkohë, qenka paralajmëruar që KM Kurti nesër do të jetë në Bratislavë në një panel me Lajcak, Gjukanovic, Petkov”, ka shkruar ajo.

Back to top button