Çitaku për Kurtin: Vuçiqin e takon pa kushte, Ramën e refuzon
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka reaguar ndaj qëndrimit të kryeministrit Albin Kurti lidhur me qëndrimin e tij për takimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Çitaku ka shkruar në Facebook se është marrëzi që kryeministri Albin Kurti ka refuzuar takimin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.
Çitaku më tej ka nënvizuar se kryeministri Kurti, presidentin serb, Aleksandar Vuçiq e takon pa kushte, ndërsa me Edi Ramën nuk ndodh kështu.
“Si është e mundur që kryeministri Kurti refuzon takimin me kryeministrin e Shqipërisë?!!Si është e mundur?! Kjo është marrëzi. Turp. Vuçiçin e takon pa kushte, e Ramës i vendosë kushte. Kryeministër, Kosova nuk është lodër. Qeverisja nuk është lojë fëmijësh. Lëri inatet, mllefet e hatërmbetjet personale”, ka shkruar Çitaku.